Jennifer nuk e fal tradhtinë, Alex Rodriguez i bëri gropën vetes

Kudo flitet vetëm për ndarjen e Jennifer Lopez me Alex Rodriguez, ndonëse po bënin përgatitjet për dasmën. Tradhtia e shumë folur e Rodriguez me Madison LeCroy është shkaku dhe JLo nuk i beson më, ndonëse Alex nuk e ka pranuar vendimin e saj.
JLo, thonë burimet pranë saj, ndihet në paqe me vendimin që ka marrë, pasi nuk e fal dot tradhtinë. “Sapo besimi i saj të thyhet, nuk ka kthim mbrapa. Ajo ndihet mirë me vendimin që ka marrë sepse e di që A-ROD do të jetë akoma në jetën e saj, thjesht në një kapacitet tjetër”, është shprehur një burim për mediat ndërkombëtare rozë.

Si duket ata duan të jenë akoma partner biznesi bashkë, por jo partner jete. Burime të shumta i thanë ‘Page Six’ se ata ende planifikojnë të punojnë së bashku. “Ata do të vazhdojnë të punojnë së bashku në të gjitha ndërmarrjet e tyre të biznesit. Ata gjithmonë e kanë inkurajuar njëri-tjetrin, kanë ndërtuar diçka vërtet dhe bizneset e bashkëpunimet janë të rëndësishme për ta”.


