Soreca i shkon në zyrë ministres së Financave, zbardhen 5 "porositë"

Politikë

Soreca i shkon në zyrë ministres së Financave, zbardhen 5

Ambasadori i BE-së në Shqipëri Luigi Soreca zhvilloi sot një takim me ministren e re të Financave Delina Ibrahimaj, së cilës i kërkoi që të dyfishojë përpjekjet për të çuar përpara reformat dhe për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri. Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte edhe lufta kundër pastrimit të parave, por edhe “porosi” të tjera nga BE.

“Takimi i parë zyrtar sot me ministren e sapoemëruar të Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj.

Ndërsa Shqipëria po tregon shenjat e para të rimëkëmbjes, është thelbësore të dyfishohen përpjekjet për të çuar përpara agjendën e reformave dhe për të përmirësuar klimën e biznesit në Shqipëri.

Inkurajova ministren të ketë fokus të lartë në veprimet kundër pastrimit të parave, prioritet vendimtar në procesin e pranimit në BE. Thelbësore të përmbushen angazhimet për ndihmën makro-financiare prej 180 milion eurosh, dhe për të luajtur plotësisht rolin kryesor të Ministrisë në mbështetjen buxhetore dhe koordinimin e donatorëve” tha ai./

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion