Vetting edhe për politikanët? Basha: SPAK t'u hetojë pasuritë

Kryedemokrati Lulzim Basha, në një dalje për media ka zbuluar tre amemdamentet që PD do të dorëzojë në Kuvend brenda disa ditësh.
“Grupi i PD ka miratuar sot vendimin për të depozituar në parlament amendamentet për zhbërjen e ndryshimeve të njëanshme të kushtetutës të 30 korrikut dhje miratimin e komisionit të reformës zgjedhore, amendamentin në përputhje me Komisionin e Venecias.
Vettingu për pasuritë e politikanëve është një qëllim legjitim dhe respektojnë kërkesën për proporcionalitet. Këtë proces duhet ta kryejë SPAK, për të marrë përsipër verifikimin një për një të krerë ve të shtetit, dhe çço poliutikani për pasuritë.
Amendamenti i tretë ka të bëjë me reformën territorial për të kthyer institucionet. Këto tre çështje janë përkthyer në një draft amendamentesh. Qytetarët shqiptarë kanë prioritet demokracinë, vettingun e politikanëve dhe reformën territoriale”, tha Basha.


