Merren të pandehur nga Prokuroria biznesmeni Arian Tartari dhe shoqëria “Transatlantic Albania Ltd”

Aktualitet

Merren të pandehur nga Prokuroria biznesmeni Arian Tartari dhe

Prokuroria e Tiranës ka marrë zyrtarisht të pandehur biznesmenët Arian Tartari, Sotirios Kapotas, shtetasit amerikanë Alexander Charles Bazals e Bouglas Craig Nester, si dhe Naim Kasën, së bashku me shoqërinë “Transatlantic Albania Ltd”, pas një kallëzimi të Administratës Tatimore për evazion fiskal.

Dosja e hetuar nga prokurori Ndini Tavani ka përfunduar hetimet dhe i është dërguar Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për gjykim, duke kaluar tashmë në fazën e seancës paraprake.

Ndonëse shuma e evazionit për të cilën akuzohen personat e mësipërm nuk bëhet e ditur në njoftimin gjyqësor, një burim i tha Kapitalit se bëhet fjalë për vlera të konsiderueshme të shmangies së taksave.

Njoftimi me shpallje publike në QKB

Për shkak të pamundësisë për të realizuar njoftimin e drejtpërdrejtë të palës së pandehur, gjyqtari i çështjes, Artur Prenga, ka urdhëruar njoftimin me shpallje publike (në zbatim të nenit 138 e vijues të K.Pr.Penale).

Shkresa zyrtare i është përcjellë Qendrës Kombëtare të Biznesit (QKB) për afishim, krahas publikimit në stendën e njoftimeve dhe në faqen zyrtare të gjykatës.

Seanca paraprake, e cila do të vendosë kalimin e dosjes për gjykim themeli, është caktuar në orën 09:30 pranë Dhomës Penale të Gjykatës së Tiranës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion