"Si duket lagjia?"/ Gafa e Bashës me qytetaren, vlerëson Ramën : Super fare si Tirana dhe Shqipëria
Lajmifundit
/
12 April 2021, 18:09
Politikë

Nuk ndalen gafat e Lulzim Bashës gjatë kësaj fushate zgjedhore.
Ditën e sotme kreu demokrat zhvilloi takime me biznese në zonën e Qesarakës në kryeqytet. Teksa u ndal në një dyqan, Basha pyet një vajzë se si i duket lagjja.
Vajza ndonëse demokrate, i përgjigjet: “Super fare”. Ndonëse nuk e kuptoi atë që po thoshte, kreu demokrat e konfirmoi me gjithë gëzim: “Si gjithë Tirana, si gjithë Shqipëria”, duke vlerësuar në këtë mënyrë direkt punën e bërë në Tiranë nga Erion Veliaj dhe në qeveri nga Edi Rama.
Batutat
Basha: Si duket lagjia?
Vajza: Super fare
Basha: Si gjithë Tirana, si gjithë Shqipëria


