Shtyrja e afatit të vettingut, Balla i përgjigjet PD-së: Politika duhet të qëndrojë larg Reformës në Drejtësi

Politikë

Shtyrja e afatit të vettingut, Balla i përgjigjet PD-së: Politika

Propozimet e PD për ndryshimet në kushtetuese nuk janë pritur aspak mirë nga Partia Socialiste. Taulant Balla tha për mediat se PS nuk do negociojë me PD-në për të arritur një marrëveshje. Sipas kryetarit të Grupit Parlamentar të PS, kjo është një çështje teknike, e propozuar nga ndërkombëtarët, dhe nuk mund të lidhet me propozimet e tjera të PD për ndryshime kushtetuese. Sipas Ballës, Reforma në Drejtësi është iniciuar nga aleatët e Shqipërisë dhe është tejet e rëndësishme që të vazhdohet përpara në këtë proces. Ai shtoi se politika nuk duhet të përfshihet në mbarëvajtjen e saj.

“As ka pasur, dhe as nuk do të ketë negociatë për këtë gjë. Është një rekomandim që ka ardhur nga partnerët dhe institucionet që monitorojnë proceset e vetingut. Deri më tani ky proces ka ecur shumë mirë, madje përtej pritshmërive.

Askush nuk e dinte që një numër i madh prokurorësh dhe gjyqtarët do të shkarkoheshin. Në këtë këndvështrim dua të ritheksoj që grupi parlamentar i PS, s’do të hyjë në diskutim për këtë çështje. E rëndësishme është që politika duhet të rri larg Reformës në Drejtësi dhe vettingut në vecanti dhe themeli i saj ka qenë largimi i politikës në reformën në drejtësi.

Propozimi që ka ardhur në një grup deputetësh është diskutuar gjatë, që nga legjislatura e kaluar me ata që kanë monitoruar implementuar reformën në drejtësi në Shqipëri dhe mos futja e politikës në këtë proces është tejet jetik për vijueshmërinë e Reformës në Drejtësi”, Balla. /BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion