Shoqata e Transportit Urban: “Jemi në prag falimentimi, nuk kemi kërkuar rritjen e çmimit të biletës”

Ditën e sotme, Shoqata e Transportit Urban ka dalë në një deklaratë për mediat, duke sqaruar vendimin që morën një ditë më parë. Reduktimi i urbanëve, që ka shkaktuar kaos në kryeqytet, sipas shoqatës, ka ardhur për shkak të krizës. Ata theksojnë se nuk kanë kërkuar rritje të çmimit të biletës, por mbështetje nga qeveria.
‘Kemi ndjerë një neglizhencë të madhe nga institucionet shtetërore, të shohim pikat reale. Të gjitha strukturat e Republikës së Shqipërisë kanë pasur një rritje në këto kohë që flasin. Ne nuk kemi kërkuar rritje të biletës por indeksimin e çmimit. Duhet të shohim plotësimin e kërkesave ekonomike që mos të shkojmë në rritjen e çmimit të biletës.
Do operojmë me 50% të kapaciteteve pasi nuk kemi fuqi financiare. Ne e kemi paralajmëruar që të reduktojmë prej shumë kohësh. Do ta reduktojmë për aspektin ekonomik si dhe për mungesën e stafit të punonjësve.
Nuk kemi kërkuar rritje çmimi, por kemi kërkuar eliminimin e disa taksave. Ne po shkojmë drejt kolapsit financiar. Nëse nuk ka reagim do shkojmë drejt kolapsit”, thanë përfaqësues të Shoqatës së Transportit. / shqiptarja


