Luna Mari do të bëhet motër e madhe?/ Kiara Tito dhe Luiz Ejlli në pritje të fëmijës së dytë, zbulohet lajmi i ëmbël për çiftin

Një tjetër bebush mund t’i bashkohet familjes Ejlli! Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë rikthyer në qendër të vëmendjes pas raportimeve se po përgatiten të bëhen prindër për herë të dytë.
Sipas informacioneve të publikuara, burime pranë çiftit kanë bërë të ditur se moderatorja është në pritje të ëmbël. Nëse lajmi konfirmohet, vogëlushja Luna Mari do të bëhet motër e madhe.
Lajmi ka tërhequr menjëherë vëmendjen, veçanërisht pasi prej muajsh në rrjetet sociale kanë qarkulluar aludime për një shtatzëni të dytë të Kiarës.
Në gusht të këtij viti, një fotografi ku Luizi shfaqej me dorën mbi barkun e moderatores nxiti spekulime të shumta. Megjithatë, Kiara i mohoi publikisht zërat, duke iu përgjigjur një ndjekësi në Instagram: “JO! Nuk jam.”
Tashmë, raportimet e reja kanë rikthyer dyshimet se familja e tyre mund të zgjerohet.
Kiara dhe Luizi e nisën historinë e dashurisë brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania”, ku marrëdhënia e tyre u kthye në një nga më të komentuarat e spektaklit. Pas përfundimit të formatit, çifti vazhdoi lidhjen jashtë kamerave dhe në prill të vitit 2024 mirëpriti vajzën e tyre, Luna Mari.
Deri më tani, as Kiara dhe as Luizi nuk e kanë konfirmuar publikisht shtatzëninë e raportuar. Mbetet për t’u parë nëse dyshja do ta ndajë së shpejti me ndjekësit lajmin për një anëtar të ri në familje.


