Kartela mjekësore nga Italia dorëzohet në Prokurori / Paqartësi te grupi hetimor nëse Erion Vishkulli u plagos në sy me plumb gome

Aktualitet

Kartela mjekësore nga Italia dorëzohet në Prokurori /

Erjon Vishkulli ka dorëzuar në Prokurorinë e Tiranës kartelën mjekësore të lëshuar nga mjekët italianë, ku iu nënshtrua disa ndërhyrjeve kirurgjikale pas plagosjes në sy gjatë protestës në kryeqytet.

Megjithatë, grupi hetimor ende nuk ka arritur të përcaktojë nëse i riu u dëmtua nga një plumb gome. Sipas Mediave, dokumentacioni mjekësor është administruar nga Prokuroria, por hetuesit kanë paqartësi lidhur me përshkrimin në kartelë, ku përmendet plumb gome.

Ata po verifikojnë nëse ky përcaktim është bazuar në pretendimet e familjarëve në momentin e regjistrimit të 28-vjeçarit në spital apo përbën një konstatim përfundimtar të mjekëve italianë.

Për këtë arsye, Prokuroria është në pritje të përgjigjes së letërporosisë nga autoritetet italiane, për të sqaruar përfundimisht natyrën e dëmtimit dhe rrethanat e plagosjes.

Ndërkohë, gjatë dëshmisë së tij para grupit hetimor, Vishkulli ka rrëfyer se kishte dalë në protestë dhe ka shpjeguar vendin ku ndodhej në momentin e incidentit, si dhe rrezikun me të cilin u përball pas goditjes.

Kartela mjekësore nga Italia dorëzohet në Prokurori /

“Më gjuajtën në kokë dhe dëmtimi ishte serioz, kërcënues për jetën”, ka deklaruar 28-vjeçari gjatë dëshmisë së tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion