Shtyhet vendimi për fraksionin e dosjes “Veliaj”, GJKKO shpall nesër verdiktin për Abulen dhe të tjerët

Aktualitet

Shtyhet vendimi për fraksionin e dosjes “Veliaj”, GJKKO shpall

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shtyrë shpalljen e vendimit për fraksionin e dosjes “Veliaj”, ku janë të pandehur 8 persona dhe 3 shoqëri tregtare.

Vendimi për Elman Abulen dhe të pandehurit e tjerë do të shpallet nesër në orën 15:30, pasi gjykatës i nevojitet më shumë kohë për shkak të prapësimeve me shkrim që janë dorëzuar.

Biznesmeni Elman Abule është paraqitur pak minuta më parë në SPAK. Në pretencën e paraqitur më 3 qershor, SPAK kërkoi gjithsej 28 vite burg për gjashtë nga të pandehurit, si dhe gjobitjen e tre shoqërive të përfshira në dosje.

Ndër dënimet e kërkuara është edhe ai për biznesmenin Elman Abule, i cili ndodhet në arrest shtëpie. Për të, prokuroria kërkoi 7 vite burg, dënim që në rastin e gjykimit të shkurtuar reduktohet në 4 vite e 8 muaj.

Abule, i akuzuar për pastrim parash, është i vetmi për të cilin SPAK kërkoi që dënimi të jetë “arrest në burg”.

Sipas akuzës, përmes kompanisë së tij “Rametal”, Abule ka ndihmuar në qarkullimin e parave drejt subjekteve të lidhura me Ajola Xoxën, duke përdorur fatura që hetuesit dyshojnë se janë fiktive.

Vendimi i sotëm i GJKKO-së do të përcaktojë përgjegjësinë penale të të pandehurve dhe masat përkatëse për personat dhe shoqëritë e përfshira në këtë fraksion të dosjes “Veliaj”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion