Shkarkimi i Metës, Balla: Dhuratë e bukur për ditëlindjen e 30-ë të PS

Politikë

Shkarkimi i Metës, Balla: Dhuratë e bukur për ditëlindjen e

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar me anë të një postimi në rrjetet sociale lidhur me votimin në Kuvend për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Balla e ka cilësuar si një dhuratë të bukur për Shqipërinë në prag të ditëlindjes së 30 të Partisë Socialiste.

“Kuvendi shkarkoi presidentin Ilir Meta. Dhuratë e bukur Shqipërisë në prag të ditëlindjes së 30 të Partisë Socialiste” shkruan Balla.

Kujtojmë se me 104 vota pro, 7 kundër dhe 2 abstenim Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Tashmë fati i presidentit Ilir Meta do të varet nga Gjykata Kushtetuese e cila do të hetojë nëse gjetjet e Komisionit Hetimor për Metën përbëjnë shkelje të Kushtetutës.

Meta është presidenti i parë në historinë e Shqipërisë që ndëshkohet me votë nga deputetët, pas nismës së 55 deputetëve socialistë dhe hetimeve nga Komisioni i Posaçëm, pjesë të cilit ishin edhe deputetët e opozitës parlamentare. Në procesin e votimit sot morën pjesën 114 deputetë ndërsa 8 munguan.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion