Salianji: PD kërkon të zhbëj procesin e 30 korrikut, ndryshimet kushtetuese u bënë të njëanshme

Politikë

Salianji: PD kërkon të zhbëj procesin e 30 korrikut, ndryshimet

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Ervin Salianji është shprehur ditën e sotme për vetingun e politikanëve. Sipas tij, nëse dekrimnalizimi largoi disa deputetë nga Parlamenti, për shkak të së shkuarës së tyre kriminale, vetingu i politikanëve, do të mundësojë që këta të larguar të mos të sjellin në parlament njerëz të cilët janë në shërbim të tyre.

Deputeti Salianji shprehet se PD do të kërkojë të zhbëj procesin e 30 korrikut, ku ndryshimet kushtetuese u bënë të njëanshme. Në amendamentet e saj, PD kërkon gjithashtu rikthimin e komunave. Salianji thotë se heqja e komunave ka bërë që qytetarët të mos marrin shërbimet e nevojshme.

Sa i përket Foltores së Sali Berishës, deputeti demokrat thotë se i mirëkupton simpatizantët e kësaj force politike, por nuk kupton ata ish-zyrtarë që po e trajtojnë këtë Foltore, si Faltore të mëkateve të tyre. /BW

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion