Kërkon të acarojë Monikën, Paloma bën rrëmujë në kuzhinë
Lajmifundit
/
19 October 2021, 14:16
Showbiz

Paloma dhe Monika kanë një marrëdhënie të ndërlikuar. Flasin me njëra- tjetrën, por nuk durojnë shumë veprime që secila bën. Monika urrën rrëmujën, ndërsa Paloma dhe shumë të tjerë, stresohen nga sjellja e saj, që vjen nga mungesa e pastërtisë.

Sot, Paloma, vendosi ta acarojë Monikën, duke bërë rrëmujë në kuzhinë. Ajo ka nxjerrë enët e lara dhe i ka vendosur në lavaman, duke i bërë për tu larë sërish.

Në “grup” ishte edhe Beniada, bashkë me Fifin. Të dyja këto të fundit po qeshin me këtë lojë dhe nuk ishin shumë dakord, por Paloma i shkoi deri në fund.


