Protesta e 178-të, policia shtyn me forcë qytetarët, nuk lejon revoltën paqësore në bulevard
Lajmifundit
/
24 November 2026, 18:58
Aktualitet

Qytetarët u mblodhën sërish sot në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për protestën e 178-të.
Policia ushtroi forcë ndaj tyre, edhe pse po protestonin paqësisht.
Forcat e rendit nuk lejuan zhvillimin paqësor të revoltës në bulevard, duke i shtyrë me forcë protestuesit drejt trotuarit përballë te selia e Kuvendit dhe për të liruar rrugën.
Protesta tashmë po përgatitet për zhvillimin e së shtunës, më 28 nëntor në Ditën e Flamurit, ku pritet edhe pjesëmarrja e Diasporës.


