Kanye West ndërron emrin, ja si quhet tani ai

Gjykata në Los Angeles ka miratuar kërkesën e reperit, producentit dhe stilistit me famë botërore, Kanye Omari Ëest, i cili ka ndryshuar ligjërisht emrin e tij në Ye. Reperi prej vitesh në median sociale e prezanton veten si “Ye”, ndërsa kujtojmë se këngëtari ka titulluar “Ye” edhe albumin e tij në vitin 2018.
Në intervistat e tij ai ka thënë se “Ye” që është shkurtimi i emrit të parë të dashur prej tij është një fjalë që përmendet shpesh në Bibël.
“Besoj se ‘ye’ është fjala më e përdorur në Bibël dhe në Bibël do të thotë ‘ju’. Kështu unë jam ti, unë jam ne, jemi ne. Nga Kanye, që do të thotë i vetmi, thjesht në Ye, që është thjesht një reflektim i të mirës sonë, të keqes sonë, çdo gjë”, u shpreh reperi në vitin 2018-të teksa ishte duke folur në një intervistë për albumin e tij me të njëjtin emër. /TCH


