Rusia nis luftën me Ukrainën, Basha: Thirrje për reagim të shpejtë dhe të fortë nga OKB, NATO dhe BE!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me sulmin e Rusisë ndaj Ukrainës. Përmes një postimi në Twitter Basha ka dënuar ashpër agresionin ushtarak të Rusisë.
Mes të tjerash Basha ka bërë thirrje për një reagim të shpejtë, të bashkuar të OKB-së, NATO-s dhe BE-së.
“Ne @pdshqiperi dënojmë ashpër agresionin ushtarak të Rusisë kundër Ukrainës, një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar. Ne qëndrojmë pranë popullit të Ukrainës ndërsa ata përballen me kërcënime për jetën e tyre nga agresioni i paprovokuar rus. Ne bëjmë thirrje dhe mbështesim një reagim të shpejtë, të bashkuar dhe të fortë nga OKB, NATO dhe BE kundër këtij akti lufte kundër lirisë dhe sovranitetit të Ukrainës dhe kundër paqes dhe stabilitetit në Evropë dhe më gjerë.”, shkruan Basha.