Rritja e pagave, ministrja Ibrahimaj: Përfitojnë 130 300 punonjës, kosto totale shkon në 39 mld lekë

Politikë

Rritja e pagave, ministrja Ibrahimaj: Përfitojnë 130 300

Nga reforma për rritjen e pagave do të përfitojnë në total 130 300 punonjës. Lajmi është bërë me dije nga Ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, e cila në fjalën e saj në Komisionin e Ligjeve, u shpreh se objektivi i qeverisë është krijimi i një piramide të niveleve të pagave për institucione kushtetuese dhe të pavarura.

Ibrahimaj tha se nga rritja e pagave përfitojnë 250 funksionarë politikë që e kanë pagën të lidhur me atë të presidentit, ndërsa shtoi se efekti financiar për këto kategori është 20 milionë lekë.

“Presidenti, titullarët dhe anëtarët me kohë të plotë e organeve kolegjiale drejtuese të organeve të pavarura kushtetuese dhe institucioneve të pavarura të krijuara me ligj, përfitojnë 250 funksionarë politikë që pagën e kanë të lidhur me atë të presidentit. Efekti financiar vjetor për këto kategori është 20 mln lekë, 450 mijë lekë të reja rritje për pagën e Presidentit, nga 257 mijë lekë që është aktualisht.

Koeficientet, që lidhen me institucionin e Kuvendit dhe ekzekutivit, ato janë përjashtuar pa ndryshuar nivelin aktual të pagave, për ta rikonsideruar në një moment të dytë. Kjo për shkak se duam të fokusohemi te finalizimi i politikës së re të rritjes së pagave.

Grupet e prekura indirekt janë punonjësit e administratës publike, si ajo qendrore dhe vendore. Politika e rritjes së pagave shtrihet në dy vite dhe efekti financiar i kësaj politike shkon rreth 39 mld lekë në 1 janar 2025, prej të cilave 1 mld lekë përllogaritet efekti financiar i zbatimit të vendimit të GJK për vitin 2023. Nga kjo reformë përfitojnë në total 130 330 punonjës”, tha Ibrahimaj.

Kjo e fundit u shpreh se reforma në paga ishte e domosdoshme, ndërsa theksoi se “Për shkak të rritjeve ndër rritje të pagave, çdo rritje ne pagë për nëpunësit civil pa ndryshuar ligjin do ndikonte në përkeqësimin e hierarkisë aktuale të pagave”.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion