Protesta vijon në ditën e 74-t të saj/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh: Të largohet Rama

Politikë

Protesta qytetare kundër qeverisë pritet të vijojë edhe këtë të mërkurë në Tiranë, duke shënuar ditën e 74-t radhazi të mobilizimit. Mijëra qytetarë pritet të mblidhen sërish në sheshin “Skënderbej”, për të kërkuar dorëheqjen e pakushtëzuar të kryeministrit Edi Rama.

Tubimi do të nisë në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, duke përcjellë kundërshtimin e tyre ndaj qeverisjes së Ramës.

Protestuesit kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive dhe kanë deklaruar se protestat do të vijojnë çdo ditë, deri në përmbushjen e kërkesave të qytetarëve.

Prej 74 ditësh, protestuesit kundërshtojnë politikat dhe vendimmarrjet e qeverisë, të cilat dëmtojnë interesin publik dhe pasuritë e vendit. Kërkesa kryesore mbetet e pandryshuar: largimi i Edi Ramës dhe i qeverisë së tij.

 

 

 

ME TE LEXUARAT