Në pranga në Tiranë “skifteri” i monopatinave, procedohet bashkëpunëtori i tij

Aktualitet

Në pranga në Tiranë “skifteri” i monopatinave,

Arrestohet “skifteri” i monopatinave në Tiranë, procedohet penalisht bashkëpunëtori i tij.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 1, si rezultat i administrimit të menjëhershëm të denoncimeve të qytetarëve të ndryshëm, për raste të vjedhjes së monopatinave të tyre, me mbështetjen e inteligjencës informative, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Stop”.

Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi E. G., 20 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për një të mitur 16-vjeçar.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë 2 muajve të fundit, kanë vjedhur 7 monopatina, në zona të ndryshme të Tiranës.

 

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 monopatina të dyshuara të vjedhura. Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion