Më në fund/ Përfundon pas më shumë se 4 orësh takimi i Ramës me kryetarët e bashkive

Politikë

Më në fund/ Përfundon pas më shumë se 4 orësh

Ka përfunduar pas rreth 4 orësh e 30 minutash takimi i organizuar nga kryeministri Edi Rama me kryetarët e bashkive në rang qarku, si dhe me drejtuesit e bashkive që parashikohet të shkrihen në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.

Mësohet se gjatë mbledhjes ka pasur diskutime të ndryshme mbi reformën dhe ndryshimet e propozuara në hartën e bashkive.

Kryetarët e bashkive që parashikohet të mos jenë pjesë e hartës së re kanë paraqitur opinionet dhe qëndrimet e tyre, duke argumentuar arsyet se përse bashkitë që drejtojnë duhet të vijojnë të ekzistojnë. Në takim janë diskutuar gjithashtu edhe argumentet pro bashkimeve të propozuara.\

Sipas burimeve, diskutime ka pasur me të gjithë kryetarët e bashkive të pranishëm.

Në takim mësohet se kanë qenë të pranishëm:

1. Kryetarja e Bashkisë Durrës
2. Kryetari i Bashkisë Shkodër
3. Kryetari i Bashkisë Kukës
4. Kryetari i Bashkisë Elbasan
5. Kryetari i Bashkisë Korçë
6. Kryetari i Bashkisë Berat
7. Kryetari i Bashkisë Vlorë
8. Kryetari i Bashkisë Gjirokastër
9. Kryetarja e Bashkisë Klos
10. Kryetari i Bashkisë Rrogozhinë
11. Kryetarja e Bashkisë Dimal
12. Kryetari i Bashkisë Poliçan
13. Kryetari i Bashkisë Patos
14. Kryetari i Bashkisë Divjakë
15. Kryetari i Bashkisë Selenicë
16. Kryetari i Bashkisë Maliq
17. Kryetari i Bashkisë Këlcyrë
18. Kryetari i Bashkisë Cërrik
19. Kryetari i Bashkisë Belsh
20. Kryetari i Bashkisë Libohovë

Takimi u zhvillua në Kuç dhe zgjati rreth 4 orë e 30 minuta, ndërsa në fokus të diskutimeve ishte reforma territoriale dhe e ardhmja e bashkive që parashikohet të bashkohen.

 

ME TE LEXUARAT