Videoja me Luizin theu rekorde në “Tik Tok”, gazetarja e njohur tregon detajet nga 'afterparty-i' i BBV

Showbiz

Videoja me Luizin theu rekorde në “Tik Tok”, gazetarja e njohur

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar gazetarja e kronikës së zezë Dorjana Bezat.

Ajo foli për eksperiencën në zgjedhjet vendore pak ditë më parë, ku iu desh të raportonte me krahun e thyer për shkak të një incidenti në minutë të fundit.

 Gazetarja po ashtu komentoi videon me fituesin e BBV2, Luiz Ejlli, video e saj e parë e postuar në TikTok që theu rekorde shikueshmërie.

Arbana Osmani surprizohet në mënyrën më të veçantë nga ish-banorja e BBV (Foto)

“Provova të hedh vidoen që bëra me Luizin në afterparty-n e BBV. Një account i hapur 24 orë më parë dhe doja të dija impaktin që do të kishte ky djalë në një adresë të panjohur, mori 300 mijë views brenda 24 orëve.

Më pas hodha një tjetër video të një vrasësi me pagesë. Kishte interes, por diku te 10 mijë, shumë më pak… por nuk u dorëzova”, tha ndër të tjera Bezat.

Me një eksperiencë mbi 10-vjeçare, Dorjana kujtoi disa nga momentet më të vështira në karrierën e saj si gazetare e kronikës.

Ndër të tjera, Bezat veçoi një rast në 2016 kur shkoi pa e ditur te shtëpia e një vrasësi, i cili në bisedë e sipër i drejtoi armën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion