Reshje bresheri në Ersekë, dëmtohen të mbjellat

Politikë

Reshje bresheri në Ersekë, dëmtohen të mbjellat

Rreshjet e breshërit vijuan pasditen e sotme në Qarkun e Korçës.

Sipas njoftimeve nga terreni mesohet se pas Ersekës, më të prekura nga breshëri janë fshatrat e Korçës: Voskop, Goskovë dhe Gjonomadh.

Shiu i përzier me breshër duket se ka bërë dëme të konsiderueshme më tepër tek perimoret dhe pemtoret me frut të zhvilluar, më pak dëme janë evidentuar tek të lashtat.

Stuhia e sotme me shi dhe breshër zgjati afro 30 minuta duke rënduar bilancin e dëmeve tek sektori bujqësor në Qarkun e Korçës.

Grupet e punes pune janë ngritur ditën e sotme në këto zona për të inspektuar mbi dëmet e shkaktuara, vlerësimi i tyre pritet të vazhdojë dhe ditën e nesërme.

ME TE LEXUARAT