Shqipëria "zgjohet" në pjesën e dytë, por humb me Spanjën 0-1
Mbyllet gjithcka, Shqiperia mundet nga Spanja 0-1 dhe udhetimi i saj ne Euro 2024 ka qene deri ketu.
Ne ndeshjen me Spanjen, kuqezinjte u zgjuan ne pjesen e dyte duke pasur aksione e raste por pa finalizim.
Me kete rezultat, Shqiperia e mbyll kete faze e fundit ne grup me vetem nje pike.
Nis pjesa e dyte, Spanja qendron ne avantazh nderkohe qe Broja ka rrezikuar porten e tyre por pa rezultat.
Perfundon pjesa e pare e ndeshjes Shqiperi-Spanje me rezultat 0-1.
Pavaresisht tentativave per barazim Shqiperia ka arritur te godase vetem nje here ne porten e kundershtarit nderkohe qe edhe Spanja rrezikoi disa here ne porten tone.
Spanja shenon gol ndaj Shqiperise.
Ka qene Torres qe ktheu ne gol nje vertikalizim te topit nga Spanja ne minuten e 13.
Mbrojtja jone dhe portieri u gjeten te papergatitur duke pesuar gol.
Kombetarja e Shqipërise ndeshet me Spanjën në perballjen e fundit të Grupit B, aty ku do të kërkojë fitoren dhe kualifikimin për në fazën e 1/8-ave të një kampionati Europian.
Trajneri Sylvinho i ka besuar 11-shes titullare që futi kundër Kroacisë, ndersa ndryshimi i vetëm është Hysaj që zëvendësohet nga Balliu.
Tek Spanja, De La Fuente ka bërë një rotacion të ekipit të parë, pasi ka arritur të sigurojë kreun e Grupit B, teksa tashmë pret të mësojë kundërshtarin në fazën e 1/8-ave.
FORMACIONET ZYRTARE:
SHQIPËRIA: Strakosha, Balliu, Ajeti, Gjimshiti (C), Mitaj, Asllani, Ramadani, Laçi, Asani, Bajrami, Manaj.
Trajner: Sylvinho
SPANJA: Raya, Navas, Vivian, Laporte, Grimaldo, Zubimendi, Merino, F. Torres, D. Olmo, Oyarzabal, Joselu.
Trajner: Luis De La Fuente