Raporti i KE, Soreca: Shqipëria i ka përmbushur kushtet

Fjalën pas kryeministri Rama e mori ambasadori i BE, Luigi Soreca, i cili tha se Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet dhe se konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mbahet brenda vitit 2021. Në fjalën e tij, Soreca tha se vendi ka bërë përparim me luftën ndaj korrupsionit dhe reformën në drejtësi, por ka ende punë për të bërë me procesin e vettingut dhe shtyrjen e aftit të tij si dhe me lirinë e shprehjes së lirë.
"Vlerësimi është i drejtë i situatës në Shqipëri në lidhje me rrugëtimin e saj drejt BE, ia dhanë meritat aty ku i takojnë dhe i janë bërë kritika aty ku kërkohet më shumë vëmendje. Në raport thuhet se pavarësisht sfidave, Shqipëria ka vijuar me përparimet për reformat e prekshme. Shqipëria i ka përmbushur kushtet dhe Konferenca e parë ndërqeveritare duhet të mblidhet para fundit të vitit, po bëhet punë intensive me drejtuesit e BE.
Në fushën e studimit të ligjit ka pasur rezultate konkrete me reformën në drejtësi dhe Shqipëria ka bërë përparim në luftën kundër korrupsionit. Liria e fjalës, sulmet verbale dhe fushata baltosje kundër gazetarëve nuk duhet të vijojnë dhe duhet bërë më shumë për pavarësinë e rregullatorit të medias.
Vetë-rregullimi i mediave online duhet të sigurohet dhe qeveria duhet të angazhohet për të siguruara ndryshimet të mundshme për rregullimin e mediat në përputhje me Komisionin e Venecias. Fusha kyçe ku priten përparime janë procesi i vettingut dhe zgjatja e tij dhe lufta kundër krimin e korrupsionit pasi së pari janë në interesin strategjik të qytetarëve", tha Soreca. /shqiptarja


