U përplas teksa kalonte rrugën, vdes 48-vjeçari në Berat

Një 48-vjeçar ka ndërruar jetën në Berat, pasi u përplas me makinë. Sipas policisë, viktima po kalonte rrugën në momentin e ngjarjes, ndërsa autori është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes. Nuk dihet identiteti i tij, ndërsa blutë kanë nisur kërkimin.
“Berat/Në vendin e quajtur "Çentër Shqiptare", Kombinat, shtetasi A. A., 48 vjeç, banues në lagjen Çlirim, Berat, duke kaluar rrugën, është goditur nga një mjet dhe për pasojë ka humbur jetën. Drejtuesi i mjetit, ende i paidentifikuar, pas aksidentit, është larguar nga vendngjarja.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të mjetit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.


