Rama publikon pamjet: Ka nisur puna në portin turistik të Sarandës, në fund të mandatit të tretë është gati

Kryeministri Edi Rama, mëngjesin e sotëm në Facebook, e ka nisur me një pamje nga Saranda, ku tregon se ka nisur puna për portin e ri turistik të Sarandës. Kreu i qeverisë bën me dije se ky investim do e çojë turizmin në një tjetër nivel, ndërsa thekson se puna do përfundojë në fund të mandatit të tretë.
"Mirëmëngjes me Portin e Ri Turistik të Sarandës, ku sapo ka nisur puna transformuese që do ta ngjisë turizmin e zonës në një nivel krejt tjetër, në fund të Mandatit të Tretë", shkruan Rama.
Më 25 prill janë zgjedhjet parlamentare dhe kryeministri Rama kërkon edhe një mandate të tretë, pasi sipas tij, ka ende punë të papërfunduara në vend.


