Rama: PS do "dorëzojë" cdo ministër e drejtor të kërkuar nga drejtësia, s`jemi mburojë e askujt

Politikë

Rama: PS do "dorëzojë" cdo ministër e drejtor të

Kryeministri Edi Rama eshte shprehur i prerë kur tha se çdo ministër, drejtor, apo shef i çdo sektori tjetër nëse do të bëhet objekt kërkimi nga drejtësia e re, Partia Socialiste nuk do të shërbejë si një mbulesë , siç u shpreh ai.

Ai tha se e vetmja gjë që do jetë përgjegjësi e PS, do jetë qëndrimi pasi të flasë drejtësia, ndërsa tha se reforma në drejtësi është vija e kuqe me të gjithë kundërshtarët e saj.

Rama: Flamuri i Ps s’është mbulesë tavolinë , apo për qoka . PS është këtu të bëjë shtetin, është një bast i madh, por është basti ynë me historinë.

Ti japim shtetit një shtat të atillë që të ecim para , flamuri i PS nuk mund dhe nuk do bëhet mbulesë për asnjë ministër drejtor, shef nëse drejtësia e re do krijojë hesap prej tij.

E kemi parë që na është dash të ndeshemi me këtë sfidë . Partia nuk mban përgjegjësi për askënd që shkel në dërrasë të kalbur, por mban përgjegjësi për atë se si do reagoj për atë që shpallet i kërkuar nga drejtësia, se PS është prijësi për luftën e barabartë para ligjit, reforma në drejtësi.

Është një vijë e kuqe mes nesh dhe armiqve të saj, vijë mes PS dhe kudo brenda nesh që hyn në gjynah me ne dhe popullin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion