Greqia shtyn sërish masat për Shqipërinë, kufiri nuk hapet deri më 21 qershor

Aktualitet

Greqia shtyn sërish masat për Shqipërinë, kufiri nuk hapet

Greqia ka vendosur që të shtyjë masat për hapjen e kufirit me Shqipërinë deri më 21 qershor.

Ndërkohë pritet që nga dita e hënë 14 qershor, do të rritet kuota në pikën kufitare të Kakavijës, nga 400 që është tani në 1500 persona. Autoritet greke kanë pranuar kërkesën e ambasadës shqiptare në Athinë lidhur me rritjen e kuotave të kalimit.

Nga pika kufitare e Kapshticës do lejohet kalimi vetëm për punëtorët sezonal, 400 shtetas në ditë.

Nga pika kufitare e Qafë Botës lejohen 250 persona në ditë.

Pritet edhe vendimi për nisjen e procedurave të bashkimit familjar.

Ndryshime pritet të njoftohen edhe për pikat e tjera kufitare, ndërsa autoritet greke thanë se pritet vendimi përfundimtar për hapjen e kufirit për turistët nga Shqipëria rreth datës 1 ose 7 korrik.

ME TE LEXUARAT