Rama përballë makinës së të vërtetës: Nuk i kam marrëdhëniet me Metën se po pres t’i dalë rakia

Politikë

Rama përballë makinës së të vërtetës: Nuk i

Kryeministri Edi Rama mbrëmjen e sotme ka qenë ui ftuar në emisionin “Fiks Fare”, ku është përballur me pyetjet e moderatorëve, por edhe me makinën e së vërtetës.

I pyetur se si e ka emrin, Rama është përgjigjur “Edi”, por makina e së vërtetës ka treguar që kryeministri po gënjente. Më pas Rama ka sqauar se gjyshja ia ka vendosur emrin Edvin, por më pas ai e ka ndërruar.

Për sa i përket marrëdhënieve me presidentin, Rama tha se po pret që Metës t’i dalë rakia.

Fiks Fare: Ne si Fiks e dimë që je mësuar lart e poshtë në televizione, po ne si kazan kemi menduar të bëjmë një intervistë të veçantë me makinën e së vërtetës.
Si e ke emrin?
Rama: Edi. Edvin ma ka vënë gjyshja, ndërsa unë kur u rrita edhe ca thosha “pse të mbaj një emër që ma kan ë vënë të vjetrit?
Fiks Fare: E ke mbajtur maskën para se të mbaje maskën.
Rama: Këtë maskë jo, por atë maskën tjetër. Këtë maskën që mbani ju, që bëni sikur jeni humor i madhe.
Fiks Fare: Na thua gjithmonë ne mediave kazan, por po futesh në çdo kazan.
Rama: Futem në kazan dhe pastroj kazanin. Po të pastroj edhe ty.
Fiks Fare: I ke marrëdhëniet me Metën?
Rama: Nuk i kam marrëdhëniet se po pres t’i dalë rakia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion