Çfarë do ndodhë me Shqipërinë nëse nuk i paguan borxhin? Paralajmëron Fracesco Becchetti

Aktualitet

Çfarë do ndodhë me Shqipërinë nëse nuk i paguan

Biznesmeni italian, Fracesco Becchetti ka zbuluar se çfarë do të ndodh nëse Shqipëria nuk do ti paguajë atij 110 milionë euro dëmshpërblim pas humbjes së gjyqit.

Becchetti u shpreh se nëse Shqipëria nuk i paguan atij borxhin atëherë vendi jonë nuk do të mund të marrë dot më hua nga Banka Botërore.

Shqipëria humbi përfundimisht gjyqin me sipërmarrësin italian Francesco Becchetti, lidhur me dëmshpërblimin e kërkuar nga ai për mbylljen e televizionit “Agon” në vitin 2015.

Qendra Ndërkombëtare për Zgjidhjen e Mosmarrëveshjeve të Investimeve (ICSID) një gjykatë arbitrazhi, pjesë e Bankës Botërore, e dënoi Shqipërinë në Prill të vitit 2019 me 110 milion euro, duke gjykuar se mbyllja e televizionit ishte “motivuar politikisht”.

Ky dënim përfaqëson dhe vlerën më të lartë me të cilën Shqipëria është dënuar nga një gjykatë arbitrazhi. Autoritetet shqiptare reaguan duke kërkuar anullimin e vendimit të marrë. Në Gusht të vitit 2019 ICSID pranoi ankimimin duke urdhëruar pezullimin e përkohshëm të ekzekutimit të vendimit të saj. Kërkesa për anullim është një formë e jashtëzakonshme rekursi e parashikuar në mbrojte të parimeve themelore juridike që lidhen më një proces.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion