Rama me liderët e NATO-s në Holandë, nuk harron Kosovën: S’do lejojmë një Donbas të dytë në Ballkan
Pas vizitës në Bruksel, kryeministri Edi Rama është ndalur në Holandë ku ka marrë pjesë në një darkë zyrtare të organizuar nga sekretari i Përgjithshëm o NATO-s, Jean Stoltenberg. Në konferencën për shtyp, ku kryeçështje ishte Ukraina, kreu i qeverisë shqiptare fjalën e tij ja kushtoi tensioneve në veri të Kosovës. Rama theksoi se palët duhet të ulen në dialog, pasi çdo përshkallëzim i situatës munda të sjellë një fund katastrofik. “Mund të diskutojmë edhe për situatën shqetësuese në Ballkanin Perëndimor, pra në veri të Kosovës, ku disa ditë e javë më parë ku ushtarët e KFOR u lënduan dhe ne urojmë që logjika të mbizotërojë dhe ulja e përshkallëzimit, sepse çdo përshkallëzim mund të sjellë fund katastrofik. Dhe nuk duam të shohim një fund në Ballkanin Perëndimor sepse kemi bërë shumë punë të mira.”- thotë Rama.
Ndërkohë, ai u ndal edhe në deklaratën bërë pak ditë më parë për situatën në Kosovë, ku tha se nuk do të lejojnë një Donbas të dytë. Rama u shpreh se rreziku është shumë real dhe duhet parandaluar vetëm përmes dialogut, duke theksuar se këtë çështja e ka diskutuar edhe në Bruksel. Sipas Ramës është koha për të ndërhyrë në mënyrë që të mos hidhet poshtë ajo që është ndërtuar deri më tani në Ballkanin Perëndimor me ndihmën e BE-së.
“Thjesht për ta bërë të qartë unë, thjesht deklarova që perspektiva e krijimit të një Donbasi të vogël në mes të Evropës për shkak të një përshkallëzimi është një kërcënim real. Ne duhet ta parandalojmë duke nxitur dialogun, duke e sjellë në nivel shumë të lartë edhe me SHBA. Ky është shqetësimi im, e ndava dhe e ndjeva dhe në Bruksel që të gjithë e kuptojnë që është koha për të vepruar dhe për të mos lejuar këtë spirale absurditeti që të hedhë poshtë atë që kemi ndërtuar deri tani me ndihmën e BE-së.”- thotë Rama.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Kryeministri Rama theksoi mbështetjen e palëkundur që ka vendi ynë për Ukrainën.
“Është frymëzuese që jemi pjesë e NATO në këto kohë dhe vullneti për të qenë me Ukrainën në këto kohë është i palëkundur”, tha ai.
Duke komentuar situatën në Rusi dhe revoltën e Wagner, Stoltenberg tha se Rusia nuk duhet nënvlerësuar dhe duhet të vijojnë me mbështetjen për Ukrainën. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, u shpreh se në samitin e NATO-s që do të mbahet pas disa javësh në Vilnius, liderët e vendeve që janë pjesë e aleancës do të bien dakord për një sistem për mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
“Lufta e Putin kundër nuk ka krijuar ndasi dhe tensione të reja në Rusi. Në të njëjtën kohë duhet të nënvlerësojmë Rusinë, duhet të vazhdojmë të sigurojmë Ukrainën me mbështetjen tonë, samiti pas disa javësh do japë një mesash të qartë të përkushtimit tonë, forcat ukrainase janë duke kryer një kundërofensive, lufta është e vështirë, por ata po bëjnë progres. Sa më shumë territore të lirojnë, aq më e fortë do jetë dora ynë në tavolinën e negociatave. Do biem dakord për një program për mbrojtjen ajrore të Ukrainës, diskutuam hapat për të rritur mbrojtjen e NATO-s”, tha Stoletenberg.
Të pranishëm në konferencë ishin edhe kryeministri i Holandës, Belgjikës dhe Norvegjisë si dhe Presidenti i Rumanisë, Polonisë dhe Lituanisë. Liderët u mblodhën në një darkë zyrtare të organizuar nga kryeministri i Holandës për të diskutuar për përgatitjet e Samitit të Aleancës që do të mbahet në Vilnius më 11 dhe 12 korrik për situatën në Ukrainë.