Pamje spektakolare/ Eklipsi i Diellit “hyn” në Shqipëri, më i dukshëm në Shkodër (Ndiqeni këtu live)

Aktualitet

Pamje spektakolare/ Eklipsi i Diellit “hyn” në Shqipëri,

Bota përjeton sot një nga ngjarjet e rralla astronomike, eklipsin e plotë të Diellit. Momenti kur Hëna do të mbulojë plotësisht Diellin do të dallohet më qartë në Spanjë, për shkak të pozicionit të favorshëm.

Fenomeni i veçantë shihet edhe në Shqipëri, rreth orës 19:30 të mbrëmjes, dhe më i dukshëm eklipsi parashikohet të jetë në Shkodër.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e Europës Perëndimore – përfshirë Britaninë e Madhe, Francën, Belgjikën, Zvicrën dhe Italinë Veriore – po përjeton një eklips të pjesshëm, ku dielli duket i mbuluar pjesërisht nga hija e hënës.

Ky fenomen i rrallë astronomik po tërheq vëmendjen e qytetarëve, shkencëtarëve dhe fotografëve, të cilët kanë dalë në terren për të dokumentuar këtë ngjarje unike.

Ndiqeni:

 

 

ME TE LEXUARAT