Aleks Visha bën gjestin fantastik, mbledh 20 mijë euro për 2 orë për operacionin e vogëlushes

Showbiz

Aleks Visha bën gjestin fantastik, mbledh 20 mijë euro për 2

Prej ditësh qarkullonte lajmi i trishtë për vajzën e vogël, Orgitën, e cila kishte nevojë urgjente për një ndërhyrje kirurgjikale. Për të mbuluar koston e operacionit në Turqi duheshin plot 20 mijë euro për 2 orë të cilat ishin të pamundura për familjen e vajzës.

Mirëpo, vogëlushja e ka një hero dhe ai quhet Aleks Visha.

Personazhi i njohur i TikTok, nëpërmjet kësaj platforme, ia ka dalë të mbledhë paratë e nevojshme të cilat i ka dhuruar në GoFundMe që u hap për vajzën. Këto para ai i mblodhi me ndihmën e 669 shqiptarëve të tjerë që u bënë pjesë e donacionit.

Aleks Visha njihet shumë në botën e rrjeteve sociale por gjithashtu edhe në botën e sportit teksa është një tifoz i njohur i Kukësit, skuadrës së qytetit të lindjes. Disa herë ka qenë në stadiumin “Kukës Arena” në mbështetje të verilindorëve dhe është një mik i afërt edhe me lojtarët e skuadrës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion