Vijon zjarri në Abaze të Krujës! Banorë dhe zjarrfikësit "luftë" me flakët, rrezik nga gurët që shkëputen nga mali

Aktualitet

Vijon zjarri në Abaze të Krujës! Banorë dhe

Vijon të jetë kritike situata me zjarret në zonën e Abazes në Krujë, pasi flakët vijojnë të përhapen me shpejtësi.

Përveç zjarrit, një tjetër rrezik serioz po kërcënon personelin në terren dhe banorët e zonës. Nga nxehtësia e lartë dhe djegia e bimësisë, nga mali kanë nisur të shkëputen gurë të mëdhenj e të rrokullisen me shpejtësi drejt zonave ku po operohet, duke e kthyer situatën në mjaft kritike. Shkëputja e masiveve po vendos në rrezik direkt si ekipet e emergjencës, ashtu edhe banorët e fshatit që po ndihmojnë në shuarjen e zjarrit.

Përballë këtij rreziku të dyfishtë, zjarrfikësit dhe banorët po bashkëpunojnë ngushtë me njëri-tjetrin për lokalizimin e vatrës, ndërsa në momente paniku dëgjohen thirrjet alarmuese të tyre “Largohu!” për t’iu shmangur gurëve që bien nga lartësitë.

Aktualisht duket se situata është nën kontroll, megjithatë flakët riaktivizohen herë pas here, për shkak të trungjeve të pemëve të djegura

ME TE LEXUARAT