"Rama ka pushtetin e Enver Hoxhës", Basha takim në Bathore, e moshuara e uron: Ishalla fiton

Politikë

"Rama ka pushtetin e Enver Hoxhës", Basha takim në Bathore,

Lulzim Basha pasditen e sotme ishte në Paskuqan e Bathore, ku vizitoi dy familje në nevojë dhe të dëmtuara nga tërmeti.

Familjarët deklaruan se banesat e tyre nuk janë rivlerësuar për dëmet që pësuan nga tërmeti i 26 nëntorit të 2019.

Lulzim Basha u premtoi se “kur të vijmë në pushtet do të bëjmë rivlerësimin dhe përshpejtimin e procesit të rindërtimit”.

Por u kërkoi që “më 25 prill po afron dita, votoni numrin 9”.

“Nënë mbahu, në 25 Prill, do të bëhemi të gjithë bashkë” i tha Basha një të moshuare, e cila i uroi fat “Ishalla e merr”.

Gjatë bisedës me familjet e prekura nga tërmeti, lideri demokrat akuzoi Edi Ramën duke thënë se “ka pasur pushtet më shumë se askush që nga koha e Enver Hoxhës”.

ME TE LEXUARAT