"Do bëj ca para me grabitje dhe do kthehem", telefonata që i bëri gropën shqiptarit "Rambo" në Itali

Aktualitet

"Do bëj ca para me grabitje dhe do kthehem", telefonata që i

Karabinierët italianë kanë arrestuar një 48-vjeçar shqiptar, të quajtur Zef Tirtja.

Ky i fundit besohet se fshihet pas disa grabitjeve në zonën e Xhenovas dhe prej disa kohësh jetonte në pyll.

Policia ka rënë në gjurmët e Tirtjas, për shkak të një telefonate që ai ka shkëmbyer me një mikun e tij, ku thekson:

“Në Itali bën shumë para me grabitje, sa të bëj edhe ca, do të rikthehem sërish në Shqipërinë time”.

48-vjeçari dyshohet se grabiste shtëpitë, teksa pronarët ndodheshin në gjumë.

Tirtja akuzohet për 27 vjedhje dhe kohët e fundit jetonte në pyll. Për shkak se shqiptari ishte shpërngulur për të jetuar në pyll, efektivët italianë i kishin vendosur nofkën “Rambo i hajdutëve”.

48-vjeçari shqiptar brenda një nate ishte në gjendje të vidhte tre ose katër shtëpi, theksojnë mediat italiane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion