Rama inspekton punimet në Muzeun Etnografik në Gjirokastër, Margariti: Program ambicioz

Politikë

Rama inspekton punimet në Muzeun Etnografik në Gjirokastër,

Kryeministri Edii Rama së bashku me miinistren e Kulturës Elva Margariti kanë inspektuar puniimet në kantierin e Muzeut Etnografik, në Gjirokastër.

Sipas kryeministrit Rama, këto ndërhyrje plot detaje, ndërthurur me punimet e artizanëve do të ruajnë vlerat më të mira të traditave gjirokastrite e do të flasin me gjuhën e kohës.

Ministrja Margarti tha se punimet do të zgjasin 1 vit dhe se çdo gjë po bëhet sipas traditës duke mos i humbur origjinalitetin.

“Është një nga programet më ambicioze që është duke u vizituar  si nga turistë lokale edhe të huaj për të parë mjeshtërit gjatë kohës që punojnë. Ndërhyrja e parë që kemii bërë ka qenë rikuperimi i çatisë, ndërsa tani kemi filluar me pjesën e drurit. Çdo gjë po bëhet sipas traditës.

Asgjë nuk po anashkalohet dhe kemi afërsisht 40 punonjës në këtë kantier. Muzeu ishte në nivelein e degradimit dhe rrezikshmërisë së lartë. Punimet do të zgjasin 1 vit dhe deri tani ritmi ka qenë shumë i mirë”- u shpreh ministrja.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion