Rama i përgjigjet Bashës për situatën në Rinas: Xhagajdurët bëjnë ligjin! Luli, një kukull që e kurdisin

Politikë

Rama i përgjigjet Bashës për situatën në Rinas:

Kryeministri i është përgjigjur kryedemokratit Lulzim Basha, i fundit ky që tha se çfarë po ndodh në Rinas me kontrollorët e Albcontroll është një tjetër dështim i Edi Ramës.

Rama tha se Basha është një ‘kukull’ që e kurdisin, ndërsa shtoi se rreziku që Shqipëria të humbasë siç ka humbur në të shkuarën është real, nëse qytetarët nuk zgjedhin që të votojnë PS-në.

Rama: Thash sot në mëngjes se xhagajdurët janë ata që bëjnë ligjin andej, ndërkohë që Lulin e kanë nxjerrë para dhe bën sikur nuk sheh se çfarë ndodh dhe del e thotë e patë ca ndodh në Rinas është përgjegjësi e Ramës.

Një kukull që e kurdisin, një herë flet, një herë nuk flet, një herë bën sikur s’kupton. Shumë thotë pse merresh me të, flisni për ca do bëni ju, por ky është një dallim i madh që duhet të jetë shumë i qartë, sepse rreziku është real, nuk është imagjinar që Shqipëria të humbasë përsëri siç ka humbur në të shkuarën nëse i jep një shans tjetër atyre që i kanë pasur të gjitha shanse

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion