Përfshihet nga flakët banesa në Patos, shpëton mrekullisht 80-vjeçari

Aktualitet

Përfshihet nga flakët banesa në Patos, shpëton mrekullisht

Një banesë është përfshirë nga flakët këtë pasdite, në lagjen Grizë, Patos.

Sipas burimeve zyrtare nga policia, në banesë jetonte 82-vjeçari, M.C i cili ka shpëtuar pa u lënduar.

Mësohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku i ndezur në banesë.

Njoftimi i policisë

Patos/Informacion paraprak Sot rreth orës 18:00, në lagjen Grizë, Patos, në banesën e shtetasit M. C., 82 vjeç, ka rënë zjarr. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku i ndezur në banesë.

Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme materiale. Shërbimi zjarrfikës dhe policia ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkakut të rënies së zjarrit.

 

ME TE LEXUARAT