PS kryeson, Bora Muzhaqi: Fitorja tashmë e qartë, të numërohet çdo votë

Politikë

PS kryeson, Bora Muzhaqi: Fitorja tashmë e qartë, të

Ndërsa procesi i numërimit vijon, Zëdhënësja e Partisë Socialiste për fushatën, Bora Muzhaqi ka reaguar nëpërmjet një deklarate për mediat.

Bazuar edhe te rezultati i deritanishëm i votave të numëruara, Muzhaqi thotë se fitoja e PS-së është tanimë shumë e qartë. Sipas saj, Shqipëria ka fituar një festë demokracie, ndërsa bën thirrje për vazhdimin e numërimit të votave pa humbur kohë.

"Qytetarët meritojnë ta mësojnë një orë e më parë rezultatin përfundimtar. Ata janë shprehur qartë dhe partitë kanë detyrën t'i shërbejnë për nxjerrjen e rezultatit, Shqipëria ka fituar një festë demokratike që nuk duhet prishur me asnjë zgjatje të panevojshme për askënd. Në emër të PS dhe kryetarit Edi Rama falënderoj vëzhguesit dhe i kërkoj të vazhdojnë punë e tyre. Durim dhe angazhim deri në fund, çdo votë të numërohet.

Fitorja e PS është shumë e qartë tanimë, por fitorja e Shqipërisë duhet vulosur me angazhimin e përbashkët me PD për ta mbyllur numërimin pa humbur kohë", tha ajo.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion