Presidenti i KE: Kur shoh kanaçen e coca-cola-s që më dhuroi Rama mendoj që t’i jepet fund izolimit të Shqipërisë!

Politikë

Presidenti i KE: Kur shoh kanaçen e coca-cola-s që më dhuroi

Presidenti i Komisionit Europian, Antonio Costa, theksoi edhe njëherë vendimin e BE-së për zgjerimin e pakthyeshëm në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm.

Teksa i përgjigjej pyetjes së një prej gazetarëve në lidhje me ecurinë e negociatave në Malin e Zi, ai e përshkroi mes fabulash, historish dhe batutash, duke nënvizuar se tashmë në dy vitet e fundit shumë gjëra kanë ndryshuar në Europë dhe qasja e BE-së gjithashtu ndaj vendeve të Ballkanit e më gjerë.

“Po përjetojmë moment të veçanta sot dhe në këto momente të veçanta më shumë se kurrë kemi nevojë të përshpejtojmë bashkimin e Europës dhe BE-së, ndaj kjo na sjell në këto momente edhe për Ukrainën, Gjeorgjinë, Moldavinë nëse ata duan të bëhen pjesë, por edhe Ballkani Perëndimor që edhe më parë e ka shprehur dëshirën të anëtarësohen. Dëshira ime është që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin përpara me plotësimin e kritereve, negociatave, për ndryshimin që do sjellë, ndryshon mendësinë, edhe për mënyrën se si funksionojmë, sepse edhe unë vij nga një vend që është bërë anëtar vetëm para 40 vitesh, por kjo është mënyra e duhur për të ecur para.

Unë vizitova vendet e rajonit ballkanik në të 6 vendet dhe e finalizova këtu te ju, pavarësisht problemeve dypalëshe ndonjëherë, apo edhe atyre historike, gjithsesi dëshira e përbashkët është anëtarësimi në BE.

Dhe kjo është duke ndodhur, madje edhe për mua përsa i përket Besë në Ballkanin perëndimor sa herë shkoj në zyrë shoh një kanoçe coca-cola që e ka dizenjuar Edi Rama vetë, por jo vetëm se e ka dezinjuar ai, por edhe kur isha në zyrën e tij më dha një libër nga një shqiptare e madhe në portugalisht, Lea Ypi, e lexova librin nga Tirana në Lisbon, u apasionova nga libri dhe është novel fantastike për të kuptuar historinë e vendit tuaj dhe të ballkanit. Unë ua kam dhuruar si dhuratë krishtlindjesh atë libër liderëve ballkanikë.

Një nga momentet e veçanta ishte kur diskutohej për kanoçen e coca-col-ës për kohën kur Shqipëria ishte e izoluar shumë vite më parë dhe sa herë e shoh atë kanoçe, mendoj t’i japim fund izolimit dhe të përmbyllim bashkimin e këtyre vendeve me BE-në”, tha ai.

ME TE LEXUARAT