Shokohen udhëtarët/ 53-vjeçari shqiptar futet me armë në aeroplan në SHBA, momenti kur arrestohet!

Bota

Shokohen udhëtarët/ 53-vjeçari shqiptar futet me armë

Kamerat e vendosura në uniformat e policisë amerikane kanë kapur momentin kur policia e Çikagos arreston një pasagjer të armatosur me një armë të mbushur në një aeroplan në aeroportin ndërkombëtar O’Hare.

Ia arrestuari është një shqiptar i identifikuar si Besnik Ismajlaj, 53 vjeç.

Shqiptari kaloi kontrollin e sigurisë me armën gjatë një ndërrimi turni në një pikë kontrolli sigurie të TSA muajin e kaluar, dhe hipi në fluturimin e tij me një pistoletë gjysmëautomatike Glock 9 mm në çantën. Videoja e publikuar tregon Ismajlajn të ulur në klasin e parë kur autoritetet futen brenda dhe e shoqërojnë atë duke e larguar nga aeroplani.

Kur policët e pyetën nëse e dinte pse ishin atje, ai u tha: “Po, është në çantën time”. “E harrova”, i tha ai një polici pasi zbret nga aeroplanit dhe i vihen prangat. Ai duket i qetë dhe bashkëpunues ndërsa policët kontrollojnë çantën e tij dhe gjejnë pistoletën.

Ismajlaj e kaloi pistoletën përmes pikës së kontrollit të sigurisë 2 në Terminalin 1 të O’Hare gjatë një ndërrimi turni të TSA-së më 15 prill.

Një agjent i TSA-së pranoi se e pa armën në makinën me rreze X, por Ismajlaj futi dorën brenda, mori çantën e tij dhe u nis për në fluturimin e tij përpara se ata ta konfiskonin

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion