Sherri në KZAZ-në 30/ Kapen shuma parash në një makinë brenda rrethimit të shkollës ku numërohen votat!

Aktualitet

Sherri në KZAZ-në 30/ Kapen shuma parash në një makinë

Një incident ndodhi këtë mesditë në qendrën e numërimit të votave në Kashar, KZAZ nr.30. Sekretari i Komisionit Zonal të Administrimit të Zgjedhjeve u godit nga një vëzhgues i kandidatit të PS, Ornaldo Rakipi.

Shkak për sherrin u bë kontestimi i një vote ku ishin shënuar 2 kandidatë, mes tyre edhe Rakipi. Vëzhguesit e këtij të fundit kërkuan që vota t’i njihej Rakipit. Në konflikt me Sekretarin e KZAZ janë përfshirë persona.

Raportohet se 2 prej tyre u shoqëruan nga policia.

Ndërkohë nga pamjet që sjell Balkanëeb duket brenda një automjeti edhe një çantë me para. Makina ndodhet brenda perimetrit të KZAZ-së.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion