KQZ publikon të dhënat: Shkon 38.13% numri i votuesve në gjithë Shqipërinë

Politikë

KQZ publikon të dhënat: Shkon 38.13% numri i votuesve në

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat e pjesëmarrjes së qytetarëve në gjithë vendin në zgjedhjet e 25 prillit.

Sipas raportimit të fundit nga i gjithë vendi, pjesëmarrja në gjithë Shqipërinë deri në orën 15:00 ka shkuar në nivelin e 38.13 %.

Nga të dhënat zyrtare të KQZ, shihet se deri tani pjesëmarrja më e madhe e votuesve me 43.40 % në Qarkun e Dibrës, ndjekur nga Qarku i Tiranës me 43.07 %, më pas Qarku i Elbasanit me 40.38 % dhe Kukësi me 39.84 %.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion