Yuri Kim nga Durrësi: Kemi pjesëmarrje të lartë, drejtuesit politikë të presin gjykimin e popullit

Politikë

Yuri Kim nga Durrësi: Kemi pjesëmarrje të lartë, drejtuesit

Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, bashkë me ambasadorin e BE, Luigi Soreca kanë bërë një deklaratë për mediat, nga qyteti i Durrësit, ku kanë monitoruar situatën. Fjalën si fillim e mori Yuri Kim, e cila tha se pjesëmarrja e votuesve është e madhe.

 “Kemi parë pjesëmarrje të lartë. Kjo tregon se Qytetarëve shqiptarë iu intereson vendi i tyre. Janë raportuar disa incidente dhe është përgjegjësi e autoriteteve të hetojnë. Ne e kemi bërë shumë të qartë që të hetohen çështjet deri në fund. Qytetarët janë duke përmbushur detyrën e tyre. Autoritetet janë duke bërë detyrën e tyre. Tani ka ardhur koha që kandidatët dhe drejtuesit politikë të presin për rezultatet dhe të presin gjykimin e popullit”, tha ambasadorja Kim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion