Përfundon procesi i numërimit në KZAZ 62 në Mallakastër, sa vota morën PS, PD dhe LSI

Politikë

Përfundon procesi i numërimit në KZAZ 62 në

Procesi i numërimit të votave ka përfunduar në KZAZ 62 në bashkinë Mallakastër ku janë numëruar 58 kuti votimi.

Nga rezultatet, PS merr fitoren me 6443 vota (46.99%), PD ndiqet nga 5525 vota (40.29%) ndërsa LSI merr vetëm 1099 vota (8%).

Procesi i votimit vijon i qetë, përveç disa debateve të krijuara mes komisionerëve për çështjen e pushimit dhe rifillimit të punës.

Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me  457,601 vota, e pasuar nga PD-AN me 366,787 vota. LSI deri më tani ka marrë 64,057 vota, kurse PSD 20,735. Nisma Thurje deri më tani ka 5,914 vota.

PS ka siguruar 73 mandate deri tani, pasohet nga PD me 60, LSI 5 dhe  PSD 2.

ME TE LEXUARAT