Jetoi për 32 vite i vetmuar në ishull, të moshuarin e detyrojnë të largohet

Bota

Jetoi për 32 vite i vetmuar në ishull, të moshuarin e

 

Për më shumë se 32 vjet, Mauro Morandi, ka qenë banori i vetëm i një ishulli përrallor në Detin Mesdhe. Megjithatë ai tani duhet të largohet nga aty pasi akuzohet se ka kryer disa ndryshime të paligjshme në kasollen e tij, një ish-stacion radioje që daton që nga Lufta e Dytë Botërore.
“Unë do të largohem duke shpresuar se në të ardhmen Budelli do të mbrohet siç e kam mbrojtur për 32 vjet,” shkroi ai në Facebook.

Morandi tha për gazetën “The Guardian” se ai do të transferohej në një banesë të vogël në ishullin e afërt të La Maddalena: “Jeta ime nuk do të ndryshojë shumë, unë do të shoh akoma detin.”
Morandi, një ish-mësues, mbërriti rastësisht në ishullin Budelli, në brigjet e Sardenjës, ndërsa u përpoq të lundronte nga Italia në Polinezia, 31 vjet më parë.

Ai ra në dashuri me ujërat e kristalta të ishullit, rërën e pastër, perëndimin magjepsës të diellit dhe vendosi të qëndrojë aty. Menjëherë pasi zbarkoi më 1989, Morandi zbuloi që kujdestari i ishullit po dilte në pension. Varka e shkatërruar e Morandit ishte pasqyrim i gjendjes së tij fizike, mendore dhe
emocionale në atë kohë. Kështu që vendosi të ndryshojë jetën dhe të pranojë postin e punës.
Ishulli Budelli, një copë e vogël toke mes Sardenjës dhe Korsikës, është një nga më të bukurit e 7 ishujve që formojnë Parkun Kombëtar të Arkipelagut Madalena.

Vetëm pak turistë shkojnë e vijnë në zona të caktuara të ishullit Budelli, kështu që në pjesën më të madhe të vitit, Morandi jeton vetëm.I vetëm në ishull, Morandi e kalonte ditën duke admiruar detin, duke thithur ajrin e pastër, duke mbledhur dru, duke gatuar dhe duke postuar në Instagram!/A2CNN

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion