Numërohen mbi 1 milionë fletë, sa vota kanë grumbulluar PS, PD, LSI dhe PSD

Politikë

Numërohen mbi 1 milionë fletë, sa vota kanë grumbulluar PS,

Në të gjitha KZAZ-të  e vendit janë numëruar 3405 kuti votimi nga 5199 që janë në total.

Sipas të dhënave të përditësuara së fundmi nga Komisioni Qendror i Zgjedhje së bashku me votat e kandidatëve të pavarur në total janë numëruar 1.014806 vota, janë shpallur të pavlefshme 54 mijë e 929 vota.

Partia Socialiste ka marrë deri tani 491294 ose 48.85 %, ndërsa Partia Demokratike ka marrë 394864 vota në të gjithë vendin, e thënë ndrysh 39.26%.

Ndërkaq Lëvizja Socialiste për Integrim ka arritur të grumbullojë 68810 vota ose 6.84 për qind, kurse partia e katërt në renditje Partia Socialdemokratike ka marrë  22145vota ose 2.2 %.

Ndërkohë që procesi i numërimit po vijon rregullisht, pas hapjes së më shumë kutive do të përditësohen edhe të dhënat duke nxjerrë një rezultat më të qartë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion