Përfundon numërimi, Niko Peleshi kandidati më i votuar në Korçë, Salianji kryeson në PD

Përfundon numërimi i kutive në Korçë, ku sipas KQZ, më i votuari nga të gjithë kandidatët është Niko Peleshi, me 11479 vota. Për Partinë Socaliste, bazuar në votat, kryeson Peleshi, ndjekur nga Ilir Pendavinji me 6236, Ilir Topi 5046 dhe ministrja Olta Xhaçka me mbi 4795 vota. PS në Korçë mori 6 mandate.
Ndërsa në Partinë Demokratike, ku morën 5 mandate, kryeson Ervin Salianji me mbi 9448 vota, i ndjekur nga Seladin Jakupllari 7425, Bledian Nallbati dhe më pas nga Andrea Mano dhe Edmond Spaho që është kryesues i listës.
Sa i përket LSI e cila nuk e mori mandatin e pretenduar në Korçës, kryesuesi i listës Endrit Braimllari është i pari me 1694 vota.


