Bllokohen 150 mijë produkte për fëmijë, çfarë rreziku paraqesin lodrat nga Kina?

Kosovë&Rajon

Bllokohen 150 mijë produkte për fëmijë, çfarë
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT), në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, ka ndaluar vendosjen në treg të rreth 150 mijë lodrave për fëmijë me origjinë nga Kina, pas një aksioni të përbashkët inspektues në pikat doganore të vendit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve është konstatuar se lodrat e ndaluara nuk i përmbushnin kërkesat themelore të sigurisë, të përcaktuara me Rregulloren nr. 02/2017 për sigurinë e lodrave. Aksioni është realizuar në kuadër të një aktiviteti të përbashkët të mbikëqyrjes së tregut në të gjitha vendet anëtare të CEFTA-s, me synim forcimin e kontrolleve dhe parandalimin e hyrjes në treg të produkteve që nuk përmbushin standardet e sigurisë.

IQMT ka paralajmëruar se lodrat që nuk janë në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet përkatëse mund të paraqesin rrezik serioz për sigurinë dhe shëndetin e fëmijëve. Ndërkohë, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se, përmes IQMT-së, do të vazhdojë aktivitetet e mbikëqyrjes dhe kontrollit të produkteve që vendosen në treg, me qëllim të mbrojtjes së konsumatorëve dhe garantimit të sigurisë së produkteve.

Ndalimi i këtyre produkteve vjen si pjesë e përpjekjeve institucionale për të parandaluar qarkullimin e artikujve që mund të rrezikojnë shëndetin dhe sigurinë e konsumatorëve, veçanërisht të fëmijëve./ RTK live

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion